Sfidat e Kodimit/ Nisma në kuadër të “Programit Rrugë Alternative”, fillon nga shkollat në Has
“Sfida e Kodimit,” një nismë inovative në kuadër të Programit Rrugë Alternative, nisi në Has duke bashkuar kreativitetin dhe teknologjinë për të adresuar sfida praktike të komunitetit përmes microbit.
Fituesit e parë, nxënësit e Shkollës Qemal Metallia, do të vijojnë garën rajonale, ndërsa aktiviteti do të shtrihet në shtatë qytete të tjera në veri të vendit.
“Sfida e Kodimit,” një nismë inovative në kuadër të Programit Rrugë Alternative, nisi rrugëtimin e saj në qytetin e Hasit, duke sjellë së bashku kreativitetin dhe inovacionin e nxënësve të shkollave të Veriut të Shqipërisë.
Nxënësit paraqitën krijime inovative të zhvilluara me teknologjinë micro:bit, duke adresuar çështje praktike si sfidat mjedisore, planifikimi urban dhe tema sociale si emigracioni.
"Përmes kodimit, arritëm të bashkojmë traditat tona me teknologjinë moderne, duke na udhëhequr drejt epokës së re ku po shkojmë.
Të menduarit kritik dhe përdorimi i mikrobitit kanë pajisur nxënësit tanë me aftësitë e duhura për të përballuar sfidat e kohës sonë.", tha mësuesja Metalia.
Fitues ishin nxënësit e Shkollës Qemal Metallia në Has, ata do të vijojnë garën për Sfidën Rajonale të Kodimit, duke treguar se krijimtaria dhe aftësitë mund të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur.
Gara do të vijojë në shtatë qytete të tjera në veri të vendit, ku do të përzgjidhen shtatë fitues të vendeve të para.
Programi Rrugë Alternative, në bashkëpunim me British Council, po mbështet të rinjtë duke u dhënë atyre aftësitë dhe mundësitë që të kenë sukses në komunitetet e tyre dhe të kontribuojnë për zhvillimin lokal të qëndrueshëm.
