8 dhjetori ‘90/ Ahmetaj: Atë ditë vramë frikën, ishim të fundit sepse diktatura ishte më e egra

Përmes një interviste në Ora News, Bislim Ahmetaj, ish-student i dhjetorit 1990 tha se sot është Festa Kombëtare e Rinisë për shkak të kontributit që pati rinia dhe rikthye vlera e demokracisë dhe besimit në Zot në vitin 1990.

Ahmetaj: Sot është Festa Kombëtare e Rinisë për shkak të kontributit që pati rinia dhe rikthye vlera e demokracisë dhe besimit në Zot. Për mua ka qenë një ndër ditët më të çmuara. Fati i brezit tonë ishte që ishim studentë. Ajo natë është historike sepse ne ishim një grup njerëzit që e kishim hedhur me kohë frikën dhe ishim të pajisur me një kulturë që duhet bërë çdo sakrificë.

Momenti i 8 dhjetorit është thjeshtë pasojë e asaj pjese të shqiptarëve që nuk iu nënshtruan diktaturës dhe duke mbërritur më ngjarjet në Shkodër dhe Kavajë, si dhe 2 korrikun, që është kulmi i angazhimit të të rinjve shqiptarë për tu bërë si evropianët që thyen Murin e Berlinit. Ne ishim të fundit sepse kishim diktaturën më të egër që kishte Lindja Komuniste.