Rikthim në kohë/ Takim pas 43 vitesh, Maturantët e vitit 1981 ulën sërish në bankat që dikur lanë

Pas 43 vitesh, maturantët e vitit 1981, dega minierë dhe bujqësore të Bulqizës, u mblodhën për të rikujtuar vitet e rinisë dhe për të ndarë kujtime të paharrueshme.

Ata u ulën në bankat që dikur lanë, tani të mbushura me histori dhe nostalgji.

Pas 43 vitesh, mesazhi ishte i qartë: koha nuk kthehet, por kujtimet dhe miqësitë e vërteta janë ato që i bëjnë jetët më të bukura.

Për shumë, koha është një përrallë që nuk kthehet, por ja që dhe ndodh.

Maturantët e vitit 1981 dega minierë dhe bujqësore Bulqizë u takuan pas 43 vitesh.

Atë ditë, ata që dikur u ndanë nga bankat e shkollës, tani u mblodhën sërish në bankat që lanë për të ndarë kujtime dhe histori të bukura që i bashkojnë.

Pas 43 vitesh, ishin aty… u ulën sërish në ato banka, tani më të mbushura me histori dhe nostalgji.

Lista emërore e nxënësve, që dikur ishte një listë e thjeshtë me emra të rinj, u lexua me krenari.

Mësuesja e tyre dikur Nafie Jella kërkoi një minutë heshtje për shokët e tyre që sot nuk jetonin më.

Kujtuan momentet e jetës shkollore, mësuesit e dashur dhe ndodhitë e paharrueshme që formuan personalitetet e tyre.

Pas 43 viteve, ata mesazhin e kanë të qartë : koha nuk kthehet, por kujtimet dhe miqësitë e vërteta janë ato që bëjnë jetën më të bukur dhe më të vlefshme.