Në Universitetin e Drejtësisë në Shkodër prezantohet botimi me përmbledhje i Doktrinës Shoqërore të Kishës Katolike

Në takimin e zhvilluar ne Universitetin e Drejtësisë në Shkodër u prezantua botimi me permbledhje të Doktrinës Shoqërore të Kishës Katolike qe ju dhurua ketij universiteti.

Botimi përmban mesimet sociale të Kishës, të cilat synojnë të promovojnë ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më paqësore.

Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra vuri theksin te fenomeni i emigrimit duke përfshirë ata nuk e shohin të ardhmen e fëmijëve të tyre në Shqipëri.

Ai e konsideroi këtë një gabim, duke theksuar se Shqipëria është një vend i bekuar dhe problemet mund të kapërcehen.

‘’Unë mërzitem sepse edhe ato që janë mirë ekonomikisht thonë që për fëmijët nuk është ky vendi i tyre.

Do dalim jashtë’’.

Nëpërmjet dhurimit të këtij libri Kisha Katolike përcjell mesazhin se ai do të shërbejë si udhërrëfyes, duke na kujtuar se vetëm duke qenë të bashkuar mund të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme.