Myrto Uzuni për "Ora Sport" : I lumtur me arritjet e mia te Granada, kam pasur shumë kërkesa nga klubet, por...
Përmes një lidhjeje Skype me “Ora Sport” në Ora News, futbollisti i Granadës, Myrto Uzuni tha se është shumë i lumtur te Granada dhe me arritët e tij si golashënues.
Uzuni: Jam shumë i lumtur me veten time sepse kjo nuk është një punë e lehtë, sepse janë vite sakrificë. Njerëzit shohin vetëm golat dhe sukseset, por pas tyre është një punë shumë e madhe në stërvitje. Mendoj se skuadrat që kam qene janë pjesë e jetës time.
Unë nuk harroj nga kama ardhur dhe vlerësoj kohën e dedikuar futbollit. Nuk dua të kthehem pas sepse kam sakrifikuar shumë për ku kam arritur. Këtë sukses ia dedikoj prindërve dhe familjes. Sot futbolli është statistika dhe ka mungesë sulmuesish.
Sigurisht që ka pasur oferta nga shumë ekipe, por ka një probleme sepse ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh, prandaj jam fokusuar që të shënoj sa më shumë gola me Granadën.

