VIDEO/ Marshimi për 8 Dhjetorin, të rinjtë e FRPD-së vendosen para Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2024, 13:06
Të rinjtë e FRPD, pas fjalimit të mbajtur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Qytet Studenti, kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Ata u vendosën para godinës ku të rinjtë demokratë kanë mbajtur fjalime të rastit.
Pjesë e manifestimit është edhe kreu i PD, ndërsa të rinjtë mbajnë në duar pankarta ku lexohet “Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë”.
Marshimi vjen në kuadër të 8 dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, për të kujtuar Lëvizjen e Dhjetorit që solli më pas ndryshimin e sistemit politik në vend.
