"Bëhu një herë i vërtetë"/ Muçollari: Erion Veliaj të mbajë mbi kurriz peshën e krimeve financiare që ka kryer me firmën dhe vetëdijen e tij
Anëtari i Kryesisë së PD së Berishës, Grigels Muçollari, ka publikuar një shkrim në Facebook ku shprehet se Erion Veliaj ka humbur dhe një rast për tu treguar i vertetë.
Postimi i plotë:
Bëhu një herë i vërtetë!
Edhe për mua si kundershtar politik, që kerkoj prej mujash drejtësi për abuzimet dhe aferat në Bashkinë e Tiranës, protestoj që Erion Veliaj të mos trajtohet mbi ligjin, të mos trajtohet ndryshe nga qytetaret e funksionarët e tjerê, sërish pamjet e djeshme të shoqerimir të zonjes së tij nga oficerë të BKH, apo fakti që i kanë sekuestruar telefonin, nuk më lë shije të mirë.
Dua pa asnjë hezitim që të pergjigjet para ligjit Erion Veliaj e të mbajë deri në fund mbi kurriz peshën e krimeve financiare që ka kryer me firmën dhe vetëdijen e tij. Po shfaqja me gruan dje, nuk e bente të premten një ditë më të mirë, edhe nëse ajo është e perfshirë në pastrim parash apo perfitime nga buxheti i taksapaguesve, siç raportohet.
Pasi zonja, patjetër që mund të jetë perfituese e parave të korrupsionit, por jo pergjegjëse, si vendimmarrëse.
Por, shihni kush ështê dakort me atë "paradë turpi", "walk of shame". Eshte burri i saj, Erion Veliaj. Ai në një reagim të vonë tha se e mbeshtet të gjithen këtë.
Mbajti një qendrim të kalkuluar, të mirëllogaritur politikisht. Kuptohet, siç ben gjithnjë, fajesoi Opoziten dhe mediat, a thua se kundershtarët dhe kritikët e tij, kanë firmosur për inceneratorin e Tiranës e kanë krijuar kompaninë 5D.
Por, asnjë fjalë për të kontestuar menyren se si i morën telefonin apo shoqeruan zonjen e tij.
Asnjë fjalë për këtë. Asnjë keqardhje, asnjë gjurmë humane, emocion, asnjë lloj ndjese nëse është ky që me pushtetin e tij e ka pêrfshirë dhe atë në afera.
Gati gati i gatshem te sakrifikoje familjen per te ruajtur karrigen e tij.
Erion Veliaj humbi dhe një rast për tu treguar i vertetë. Për tu treguar burrë.
Edhe sikur kjo të jetë e gjitha një farsë, dhe kolegët e tij në SPAK të kenë qellim per ta nxjerre në fund politikan të pastër e plot virtyte, serish cilido qe ka familje do të priste dy fjalë ndryshe prej tij.
Por, gjjthçka vetem politikë, mesazhe, kode, llogari, edhe kur hetuesit të futen në shpi kur nuk je ti, kur ke vetem gruan me djalin, dhe kur e nxjerrin zonjen nga shpia e çojne nê zyren e biznesit për hetime të tjera.
Kur do e thuash një fjalë tamam o njeri! E pate edhe një rast ku mund te tregoje pak dinjitet por mesa duket është e kotë ta kerkosh tek ti


