8 Dhjetori/ FRPD marshim nga Qyteti Studenti deri te Kryeministria, do marrë pjesë edhe Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2024, 10:15
Kreu i PD-së Sali Berisha do të jetë sot pjesë e një marshimi të të rinjve demokratë në nderim të Lëvizjes Studentore 1990.
Sipas PD-së, në orën 11:00, në përkujtim të 8 Dhjetorit 1990, Ditën e Rinisë, FRPD marshon për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri.
Marshimi do të nisë nga Qyteti i Studentit për të vijuar drejt Kryeministrisë.
Marshimit do t’i bashkohet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
