Noka: Hetimet e SPAK ndaj Veliajt, tentativa makijazhi për të justifikuar sulmet ndaj opozitës

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se veprimet e SPAK në adresë të Erjon Veliajt, janë thjeshtë tentativa makijazhi për të justifikuar sulmet e Dumanit ndaj opozitës.

Sipas Nokës, që ishte i ftuar në Of the Record me Andrea Dangllin ne A2cnn, Veliaj është i përfshirë kokë e këmbë në disa afera të rënda dhe prapë po hetohet nga Struktura e Posaçme vetëm për çështje pasurie.

“Janë të gjitha tentativa për makijazh. Opinioni e konsideron SPAK si një krijesë politike të Ramës dhe një organizëm që po lufton opozitën.

Për të bërë makijazh, Dumani dhe SKAP insinuojnë hapa të tillë për të treguar që po punojnë dhe po hetojnë qeveritarët.

Veliaj është i zhytur kokë e këmbë tek incineratori i Tiranës, dhe SKAP nuk e heton. Veliaj i zhytur në një aferë ruse tek inceneratori i Tiranës dhe nuk po hetohet.

Ai është i përfshirë tek afera 5 D dhe prapë nuk po hetohet. Po bëhet një hetim gjasme pasuror.

Veliaj ndikon në prishjen e provave për çështjen ruse dhe atë iraniane. Dhe rrinë 3 orë për një telefon. Përse? Budallenj janë ata”, tha Noka.