FOTO-LAJMI/ U bë golshënuesi më i mirë në historinë e klubit, Granada i bën postimin e veçantë Uzunit

Myrto Uzuni gdhendi sot emrin e tij në historinë e Granadës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me 46 golat e tij u bë lojtari i huaj, që ka shënuar më shumë gola me Granadën.

Për këtë klubi spanjoll i ka dedikuar një postim pas ndeshjes së fituar me rezultatin 3 me 0 përballë Rejsing Santander.

Uzuni theu rekordin e El Arabit dhe e bëri në 103 ndeshje me Granadën. Dy golat sot erdhën pikërisht ndaj kryesuesve, ndërsa objektiv është rikthimi sërish në elitën e futbollit spanjoll.

Aktualisht sulmuesi 29-vjeçar është i dyti në renditjen e golashënuesve të kampionatit me 11 golat e tij. Një më shumë ka shënuar Luis Suarez i Almerias.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Granada Club de Fútbol (@granadacf)