UÇK PËRBALLË SPECIALES/ Berisha: Me ndaj ish-luftëtarëve të Kosovës, Haga po rrezikon besueshmërinë e saj
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu, janë nisur për në Hagë nga zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë ku po mbaheshin prej të enjtes.
Me hetimet dhe proceset që po zhvillon ndaj ish-luftëtarëve dhe drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej disa vitesh Gjykata për Krimet e Luftës në Hagës rrezikon të humbasë besueshmërinë e saj në sytë e opinionit ndërkombëtar.
Është ky mendimi që vjen nga Eset Berisha, avokat dhe njohës i të Drejtës Ndërkombëtare në Kosovë, i cili në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi se akuzat e Gjykatës Speciale në Kosovës ndaj 3 ish-luftëtarëve që u arrestuan një ditë më parë dhe që u ekstraduan sot drejt Hagës ende nuk dihen, gjë që e cenon dhe integritetin e vetë Speciales.
NDIQNI INTERVISTËN E POLOTË ME AVOKATIN ESET BERISHA NË “ORA NEWS”

