Të tjerë ish-luftëtarë të arrestuar/ Veliu: Gjykatë raciste, përndjek vetëm luftëtarët e UÇK...
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha të enjten se është duke kryer operacione të vazhdueshme në Kosovë në lidhje me hetimet që është duke i kryer për vepra penale kundër pengimit të drejtësisë.
Më herët, Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) tha se janë arrestuar tre persona, përfshirë ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, dhe ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
Këtë të enjte, është bastisur shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit.
Për të kuptuar më shumë se çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” ishte Lulzim Veliu, njohës i çështjeve rajonale.
Ai tha se kemi të bjmë me një gjykatë raciste.
"Asgjë nuk është e papritur nga kjo gjykatë. Kemi të bëjmë me një gjykatë raciste që ndjek dhe përndjek vetëm pjesëtarët e komunitetit shqiptar, e kryesisht ata që kanë qenë pjesë e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Një gjykatë të tillë nuk e kemi parë në asnjë vend të botës. Ajo që më bën mua të ndihem keq është që një gjykatë e tillë është themeluar me vendimin dhe votat e Parlamentit të Kosovës. E ka emrin Gjykata e Kosovës por nuk ka të bëj asgjë me Kosovën dhe nuk përfaqëson asgjë", tha ndër të tjera Veliu.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME LULZIM VELIUN:
