EMRI+FOTO/ Ky është shqiptari që vr*u gruan me çekiç nga xhelozia dhe i fshehu trupin

Personi në foto është Kastriot Cenko, 39-vjeçari shqiptar nga Fieri, i cili vrau për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar në Athinë, por vetëm pasditen e sotme ai ka lajmëruar policinë.

39-vjeçari ka deklaruar para policisë se e ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe e ka mbajtur trupin e pajetë në papafingo prej një jave.

Kur në vendgjarje ka mbërritur grupi hetimor, kanë konstatuar erë të keqe dhe në papafingo gjetën trupin të mbuluar me çanta të zezë.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar për shkaqe xhelozie teksa fëmijët ishin në shkollë.

Gjatë kohës që trupi i pajetë ishte në papafingo, fëmijët kanë lëvizur në shtëpi pa e ditur ngjarjen e rëndë.

Fqinjët kanë deklaruar se ata kishin 2 fëmijë të moshave 9 dhe 12 vjeç, dhe nuk kanë dëgjuar për sherre mes tyre.

EMRI+FOTO/ Ky është shqiptari që vr*u gruan me
Kastriot Cenko