Bordin largohet nga Elbasani, tekniku italian paraqet dorëheqjen

Pas 9 ndeshjeve pa fitore, AF Elbasani u rikthye te suksesi në sfidën përballë Bylis, një fitore shumë e rëndësishme që pritej të qetësonte ujerat në shtëpinë e Elbasanit, por në mënyrë të papritur, Roberto Bordin ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit.

Në një njoftim në rrjetet sociale drejtuesit e klubit kanë njoftuar shkëputjen e bashkëpunimit me trajnerin Bordin.

Në fjalën e tij, Bordin theksoi se largohet për t’i dhënë mundësinë një trajneri të ri.

Bordin largohet në këtë mënyrë nga AF Elbasani duke lënë ekipin në vendin e 5-të në kuotën e 21 pikëve.