EKSKLUZIVE/ Elbasani nuk humb kohë, gjen trajnerin e ri, ‘’ish-i’’ i Skënderbeut merr drejtimin e verdhebluve

Pak orë pas largimit të Roberto Bordin nga drejtimi i Elbasanit ka ardhur edhe emërimi i trajnerit të ri nga ekipi verdheblu.

Ivan Gvozdenovic sipas burimeve të Ora News do jetë trajneri i ri Elbasanit. 

Gvozdenovic pak ditë më parë dha dorëheqjen si trajner i Skënderbeut.

Sipas burimeve prezantimi i Gvozdenovic do bëhet sot në orën 16:00.