Akti “terr*rist” në Ibër-Lepenc, Qollaku: Ngjarje me peshë të madhe në aspektin e rrënimit të rendit kushtetues. Pas Banjskës, kemi një seri sulmesh dhe skenaresh nga Beogradi
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje direkte në "Skype", ishte profesori i lëndëve të sigurisë, Fatmir Çollaku, për të folur për aktin terrorist në Ibër-Lepenic.
Ai tha se vendi po përballet me një seri sulmesh e skenaresh nga Beogradi.
"Është një ngjarje e rëndë me pasoja të mëdha shumë dimensionale. Ajo që e karakterizon këtë ngjarje është karakteri terrorist, sulmi në rendin juridik-kushtetues dhe sulmin në infraskrukturën kritike, të cilat janë shqetësim për qytetarët e kosovës, për Kosovën, por edhe bashkësinë ndërkombëtare meqë reagimet ishin të qarta e të artikuluara nga ana e Ambasadës Amerikane, ku shprehej mbështetja e qeverisë Amerikane për shtetin e Kosovës, në tejkalimin e kësaj sfide.
Pas sulmit terrorist të Banjskës në shtator të vitit të kaluar kemi një seri skenarësh të iniciuar nga Beogradi.
Ne nuk duhet ta paragjykojmë se autorët janë domosdoshmërish shtetas serbë, por pa dyshim që Serbia qëndron pas këtij akti”, theksoi ndër të tjera në analizën e tij, profesori i Sigurisë, Fatmir Qollaku.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME FATMIR QOLLAKUN

