Emiratet e Bashkuara njohin patentë shoferët e Kosovës, Sveçla: Do të lehtësojë angazhimin e qytetarëve në shtetet përkatëse
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim nga homologu i tij nga Emiratet të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.
Përmes një postimi në "Facebook", ministri Sveçla ka njoftuar se është arritur marrëveshja për njohjen e nërsjellë e patentë shoferëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Sveçla theksoi se kjo marrëveshje do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve në shtetet përkatëse.
Gjithashtu ai ka falenderuar ekipet punuese të dy shteteve që mundësuan arritjen e marrëveshjes.
Kisha nderin e veçantë të pritem sot në takim nga Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.
Ky takim shënoi arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo e cila do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve tanë në shtetet përkatëse.
Biseduam me Lartësinë e Tij Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat tjera që mbulojnë Ministritë tona dhe gjej rastin ta falënderoj sërish për gatishmërinë e plotë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës.
Falënderoj ekipet punuese të dy shteteve tona që me përkushtim arritën ta finalizojnë Marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve e cila u nënshkrua sot.