118 vende vakante në institucionet e monitorimit dhe operimit të rrugëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 15:38
Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut dhe Enti Kombëtar i Operimit Rrugor janë dy institucione të reja, në funksion të zhvillimit të transportit dhe sigurisë rrugore.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se për funksionimin e këtyre dy institucioneve do të punësohen 118 persona.
Ajo ftoi qytetarët me formimin e duhur profesional të bëhen pjesë e konkursit.
“Për të gjithë të interesuarit, të cilët kanë dëshirë, por edhe formimin profesional, të japin kontributin e tyre pranë këtyre institucioneve, do të mund të aplikojnë. Në dispozicion të kujtdo janë 118 vende vakante”, deklaroi Balluku.


