Pagesa pa komisione në Evropë, Sejko: Bankat të plotësojnë sa më shpejt kriteret teknike

Banka e Shqipërisë u kërkon institucioneve financiare në Shqipëri të plotësojnë sa më shpejt kriteret për përfshirjen e shpejtë në sistemin evropian të pagesave.

Me përfshirjen e vendit në SEPA, dërgesat jashtë vendit do jenë me komisione të ulëta dhe në afat të shpejtë.

Pas pranimit te Shqipërisë në sistemin unik te pagesave ne euro, secili institucion financiar duhet te aplikojne per te qene pjese në të.

Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u beri thirrje bankave te bejne investime teknike dhe te permbushin afatet per te ofruar sherbimet brenda vitit te ardhshem.

‘’Nisni përgatitjet me rigorozitet dhe përkushtim për të respektuar afatet e rregullores përkatëse në mënyrë që të realizohemi aderimin në skemat SEPA dhe kryerjen e transaksioneve SEPA për klientët sa më shpejt brenda vitit të ardhshëm’’.

Sejko shtoi se Banka e Shqipërisë do te ofroje ndihme per te plotesuar kritret teknike

‘’BSH do të drejtojë procesin dhe do të mbështesë institucionet financiare të plotësojnë kriteret teknike të SEPA-s’’.

Sejko rikujtoj edhe njehere perfitimet dhe uljen e kostove te transakioneve.

‘’Ky anëtarësim do ti kursejë aktorëve ekonomikë mbi 20 milion euro vetëm vitin e parë si rezultat u uljes së komisioneve’’.

Shqipëria dorëzoi aplikimin per te qene ne zonen gjeografike SEPA ne 13 qershor 2024 ndersa u pranua zyrtarisht ne nentor te ketij viti.

Përmes tij pagesat nga dhe drejt vendeve të be përmes bankave do të realizohen më shpejt dhe me komisione të ulëta.