Produktet shqiptare në panairin diplomatik në Mal të Zi

 Produktet shqiptare në panairin diplomatik në Mal të Zi

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, (MBZHR) në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Mal të Zi, mori pjesë në Panairin e Përvitshëm Ndërkombëtar Diplomatik të Bamirësisë që u zhvillua në Shkup.

MBZHR bën të ditur se, në këtë aktivitet ndërkombëtar, produktet shqiptare tërhoqën vëmendje dhe interes të madh në vendin fqinj.

Kompanitë shqiptare që operojnë në fushën e bimëve mjekësore, prodhimit të verës, mjaltit, reçelnave, etj, prezantuan produktet e tyre nën logon “Made in Albania”, me shije unike dhe çmime konkurruese në treg.

Ambasadorja shqiptare në Mal të Zi, Zhaklina Peto vlerësoi pjesëmarrjen e produkteve shqiptare në panair, duke e cilësuar si një mundësi të shkëlqyer për promovimin e produkteve shqiptare jashtë territorit.

Peto tha se, “ky panair është një mundësi e mirë që ambasadorët të jenë sa më afër me sipërmarrësit dhe në të njëjtën kohë të promovojnë vendin e tyre me potencialet që përfaqësojnë dhe që është një mundësi shumë e mirë për zgjerimin e ndërveprimeve mes prodhuesve”.