NBA/ LeBron s’mjafton, Lakers turpërohen nga Miami, fitojnë Celtics
Los Angeles Lakers pësuan një humbje 134-93 nga Miami, në një përballje pa histori dhe e komanduar nga vendasit.
LeBron James realizoi 29 pikë, por që s’mjaftuan për ekipin kalifornian, ndërsa për Miamin shkëlqeu Tyler Herro me 31 pikë.
Boston Celtics i afrohen kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 130-120 ndaj Detroit.
Gjashtë lojtarë të Celtics realizuan mbi 14 pikë, me Brown që spikati me 28 pikë, mbështetur edhe Porzingis me 26 pikë.
Humbet edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, Clippers, që u mundën 108-80 në fushën e tyre nga Minnesota.
Vendimtar stoli i skuadrës mike, nga ku erdhën 42 pikë, ndërkohë që më i miri ishte Randle me 20 pikë.
Zhgënjen edhe Milawukaee, që u mund 119-104 në shtëpi nga Atlanta, ku sërish lojtarit e stolit bëjnë diferencën, duke shënuar 50 pikë.
Jashtë fushe fiton edhe Orlando, 106-102 ndaj Philadelphia (Wagner 35 pikë më i miri).
Rezultatet:
Boston – Detroit, 130-120
Brooklyn – Indiana, 99-90
Miami – Lakers, 134-93
Philadelphia – Orlando, 102-106
Milwaukee – Atlanta, 104-119
Clippers – Minnesota, 80-108
