PARTIZANI – EGNATIA/ Tetova ndez sfidën, por për titullin thotë se është ende herët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2024, 17:15
Në prag të ndeshjes me Partizanin, trajneri i Egnatias deklaron se skuadra ka arritur formën e duhur dhe pret që të dalë me fitore në kryeqytet.
Tetova u shpreh përpara gazetarëve se i vetmi shqetësim aktualisht është dëmtimi i Malotës.
I pyetur për titullin, tekniku i Egnatias tha se është ende herët për ta diskutuar.
Egnatia do të përballet me Partizanin të enjten në kryeqytet, në orën 17:00.

