“E vrava se më ofendonte”, Gjykata lë në burg Julian Gjoshin për ekzekutimin e Alfred Dedjas
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 12:48
Julian Gjoshi, i riu që qëlloi për vdekje 50-vjeçarin Alfred Dedja pak ditë më parë në fshatin Ndroq të Tiranës, doli sot para Gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë "të arrestit me burg".
Gjoshi u vetëdorëzua një ditë pas ngjarjes së rëndë të 1 dhjetorit, pasi forca të shumta policie e ndoqën për ta vënë në pranga.
Në dëshminë e tij para hetuesve ai ka thënë se e vrau Dedjan pasi pas ofendimeve të përsëritura nga viktima.
Por pavarësisht kësaj grupi hetimor ka dyshime të forta se motivi i vërtetë i ngjarjes lidhet me prishjen e pazareve të drogës.
Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, ky i fundit pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.

