Ndikimi rus në media, Kasmi: Shfaqje e turpshme para zgjedhjeve, Rama ka nën kontroll shumicën e medieve. Futet ai skenari i 'gogolit' Rusë...
Qeveria ka shtuar dozën e alarmit për rrezikun e përdorimit të kërcënimeve ruse.
Në mbledhjen e sotme të komisionit të dezinformimit, e shqetësuar për ndikimin e medieve sociale mazhoranca edhe njëherë foli për rrezikun që vjen nga lajmet e rreme, të financuara apo të frymëzuara nga vende si Rusia, Serbia apo Irani.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i quajti kërcënimet hibride si sfidë serioze për sigurinë kombëtare dhe rendin demokratik, e në përforcim të këtij qëndrimi, Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe që në qoftë se nuk adresohen boshllëqet ligjore për dezinformimin në internet, ndikimi mund të prek edhe zgjedhjet dhe të shkaktojë probleme me financimin e fushatës elektorale.
Asociacioni i gazetarëve të shqipërisë, i alarmuar mbi kërkesën e deputetit socialist, i quajti kërkesat e tij ndaj prokurorisë tronditëse dhe që tregojnë qartë se komisioni i ashtëquajtur kundër dezinformimit është një mjet që do të përdoret kundër mediave.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", për të folur rreth kësaj teme, ishte kryeredaktori i Gazetes Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi.
"Kjo është një shfaqje e turpshme që bëhet 5-6 muaj para zgjedhjeve dhe synon të tremb mediat dhe gazetarët. Duhet të kemi parasysh se tashmë Edi Rama kontrollon pjesën më të madhe të mediave, i ka të gjitha nën kontroll. Problemi qenkan disa media kritike dhe përdoren skenare të tilla, që futet ai skenari i 'gogolit' Rusë, i cili është një tezë e huazuar nga shumë administrata të vendeve të tjera. Për shembull të marr SHBA, kishte një lumë akuzash ndaj Trum gjatë kohës kur ishte kantidantë. Këto akuza ishin të gjitha për lidhje me Rusinë. A doli ndonjë lidhje me Rusinë, pati ndonjë gogol Rusë? Trump doli i pastër. Shqipëria nuk ka asnjë rrezik", u shpreh Kasmi.
