Mazhoranca refuzon të dëgjojë opozitën, Sula: Nga arroganca dhe shpirtligësia e pushtetit preferojnë t’i lënë njerëzit pa bukë

Për deputetin demokrat Dashnor Sula, qëndrimi i djeshëm në Kuvend i socialistëve ndaj propozimeve të opozitës mbi rishikimin e Buxhetit të Shtetit të parashikuar për vitin e ardhshëm, ku përfshiheshin në pjesën dërrmuese amendamente ligjore që shkonin ndihmë të shtresave të veçanta dhe qytetarëve shqiptarë, është dëshmi e arrogancës dhe shpirtligësisë së kësaj mazhorance që qeveris vendin ndaj shtresave në nevojë.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Sula theksoi se këta preferojnë t’i lënë njerëzit pa bukë dhe po i largojnë çdo ditë nga vendi dhe pretendojnë se janë socialistë.

“Por nuk janë socialë fare. Madje kanë arritur nga arroganca dhe shpirtligëse që të bëjnë lekë me të sëmurët me tumor.

Ky është një turp që s’ka det që e lan. Paraëtë janë të shtetit, jo të qeverisë, dhe taksa e tatime nuk paguajnë vetëm populli qeveritar, por edhe ai opozitar.

Ndaj këto para duhet të shkojnë tek sektorët që janë imediate, dhe jo për shpenzime luksi në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh ndër të tjera, deputeti Dashnor Sula.

INTERVISTA E PLOTË ME DEPUTETIN DASHNOR SULA