FOTO/ Ervin Salianji rekurs në Gjykatën e Lartë, kundërshton vendimin e dënimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2024, 16:30
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e dënimit të tij.
Në shkresën e rekursit, Salianji thotë se kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që vendosi për ish deputetin 1 vit burg, por edhe vendimin e datës 26 shtator të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Kujtojmë që më 15 tetor, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

