Vota e emigrantëve, Sula: Vota është pasigurtë në çdo moment këtu, jo më jashtë vendit
Për deputetin demokrat Dashnor Sula, qëndrimi i djeshëm në Kuvend i socialistëve ndaj propozimeve të opozitës mbi rishikimin e Buxhetit të Shtetit të parashikuar për vitin e ardhshëm, ku përfshiheshin në pjesën dërrmuese amendamente ligjore që shkonin ndihmë të shtresave të veçanta dhe qytetarëve shqiptarë, është dëshmi e arrogancës dhe shpirtligësisë së kësaj mazhorance që qeveris vendin ndaj shtresave në nevojë.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Sula theksoi se këta preferojnë t’i lënë njerëzit pa bukë dhe po i largojnë çdo ditë nga vendi dhe pretendojnë se janë socialistë.
“Por nuk janë socialë fare. Madje kanë arritur nga arroganca dhe shpirtligëse që të bëjnë lekë me të sëmurët me tumor.
Ky është një turp që s’ka det që e lan. Paraëtë janë të shtetit, jo të qeverisë, dhe taksa e tatime nuk paguajnë vetëm populli qeveritar, por edhe ai opozitar.
Ndaj këto para duhet të shkojnë tek sektorët që janë imediate, dhe jo për shpenzime luksi në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh ndër të tjera deputeti.
Dashnor Sula foli edhe për zgjedhjet dhe mundësinë e votimit të emigrantëve nga vendet ku ata jetojnë e punojnë.
“Këtu është e pasigurtë vota në çdo moment këtu në Shqipëri, ku ta vjedhin, ta blejnë e ku di unë çfarë, jo më jashtë vendit ku këta nuk kanë lënë gjë pa bërë, madje kanë shkuar deri atje që persona që janë në Administratë të deklarojnë personat e tyre që janë jashtë me emra dhe gjithçka.
Këtu nuk ka asnjë lloj vlere mbrojtja e të dhënave personale, pasi ke patronazhistët që t’i marrin”, u shpreh ligjvënësi demokrat Dashnor Sula.
INTERVISTA E PLOTË ME DEPUTETIN DASHNOR SULA

