Këlliçi: Kryehajduti “zdroms” i Tiranës, që ka vjedhur të paktën 132 mln euro nuk mundet të vazhdojë më
Nisur nga protesta e zhvilluar sot nga opozita para Bashkisë së Tiranës, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për kryeqytetin, Belind Këlliçi, shprehet i vendosur se protestat kundër kryebashkiakut Erion Veliaj nuk do të ndalen.
Teksa ka publikuar pamje nga protesta e sotme, Këlliçi thekson se kryehajduti i Tiranës, ai që deri më sot ka vjedhur të paktën 132 milionë euro, nuk mundet të vazhdojë më talljen, grabitjen dhe betonizimin e qytetit tonë.
“Protesta para selisë së 5D dhe inceneratorit fantazmë të Tiranës nuk do të ndalet!

Kryehajduti i Tiranës, ai që deri më sot ka vjedhur të paktën 132 milionë euro me inceneratorin që nuk ekziston dhe 30 milionë euro me shtabin e tij elektoral 5D, nuk mundet të vazhdojë më talljen, grabitjen dhe betonizimin e qytetit tonë.
SPAK NUK mund të vazhdojë mbrojtjen ndaj hajdutëve dhe sulmet ndaj opozitës.
Rasti i Bashkisë Tiranë dhe imuniteti që kolegët e Veliajt në SPAK i kanë dhënë këtij të fundit, është tregues flagrant se institucionet e “drejtësisë së re” po prodhojnë vetëm padrejtësi!
“Heronjtë e fëmijëve tanë” mund të jenë heronj vetëm për hajdutin Veliaj, se për qytetarët e thjeshtë janë vetëm kolegë dhe ushtarë të bindur të zdromsit të Tiranës!”, deklaron Belind Këlliçi.


