Dedaj: Çfarë interesi ka Rusia te ne? Qeveria synon bllokimin dhe korruptimin e medieve para fushatës. Liria për të është problem i madh

Për gazetarin Reldar Dedaj, i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” shqetësimi i ngritur sot nga përfaqësuesve të mazhorancës dhe qeverisë për dezinformimin rus nëpërmjet medieve dhe portaleve shqiptare, është një pretendim i pabazuar.

“Deklarata e Erion Braçes është e gjitha e ndërtuar edhe retorika e tij dhe po të lexohet  me vëmendje nuk ka asnjë fakt dhe në thelb ai ngre një retorikë që synon të ushtrojë presion ndaj medieve, dhe veçanërisht ndaj disa gazetarëve që me shumë rezistencë dhe sakrificë po i rezistojnë kësaj mazhorance e cila është korruptive, që korrupton edhe gazetarët.

Nuk guxon të jesh i lirë në këtë vend sepse ata duan të manipulojnë dhe kërcënojnë çdo zë i cili është kundër tyre.

Liria është problem për ata, nuk është thjesht fakti të jesh i njëanshëm”, u shpreh gazetari Reldar Dedaj

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”