Protesta e mësuesve në Kosovë, sindikata: Nuk përjashtohet hyrja në grevë

Mësuesit në Kosovë kanë njoftuar se të mërkurën do të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave ose në të kundërt do të futen në grevë.

Kjo u bë e ditur të martën nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK). Protesta do të zhvillohet para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë, me arsyetimin se këto dy institucione nuk po reflektojne mbi kerkesat e tyre.

SBASHK-u pati edhe akuza se minstrja Arberie Nagavci dhe kjo qeveri nga inatet e krijuara kanë tentuar ta dobësojne këtë sindikatë, megjithatë nuk ia kane dalë.