Rrëmbehet futbollisti ekuadorian në një nga zonat më të rrezikshme të Ekuadorit
Pedro Perlaza, futbollist ekuadorian, i cili numëron tri ndeshje me kombëtaren e tij, raportohet se është rrëmbyer në një nga zonat më të rrezikshme të vendit.
Dyshohet se rrëmbimi ka ndodhur teksa futbollisti ishte në shoqërinë e miku të tij. Aktualisht, nuk ka asnjë lajm rreth vendndodhjes së tij.
Familja e futbollistit ka njoftuar për humbjen e tij, ndërsa hetimet janë në zhvillim e super për të gjetur personat përgjegjës dhe për të rikthyer lojtarin pranë familjes.
Kush është Pedro Perlaza?
Pedro Perlaza është 33 vjeç, luan si mbrojtës dhe numëron tri paraqitje me kombëtaren e Ekuadorit.
Në karrierën e tij, ai ka luajtur për disa nga ekipet më të njohura të vendit, përfshirë Barcelonën, Ligan e Quitos dhe Independiente del Valle. Sezonin e kaluar, ai luante për Delfin de Manta.
Situata në Ekuador
Perlaza u rrëmbye së bashku me mikun e tij, Juan Carlos Morales, trajnerin e një ekipi në lagje, pasi kishin ndjekur një ndeshje futbolli.
Rrëmbimi ndodhi në kantonin Esmeraldas, një nga zonat më të rrezikshme të Ekuadorit, për shkak të luftës së vazhdueshme të qeverisë kundër trafikantëve të drogës.
Ekuadori po kalon një periudhë të vështirë, për shkak të bandave të narkotikëve që janë aleate me kartelet meksikane Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación, të cilat sfidojnë shtetin përmes rrëmbimesh dhe shantazhesh.
