VIDEO/ Pas 893 ndeshjesh zyrtare, Manuel Neuer merr kartonin e parë të kuq në karrierë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2024, 22:22
Manuel Neuer sapo mori kartonin e parë të kuq në karrierë: 38 vjeç dhe 893 ndeshje të luajtura si profesionist.
Portieri i Bayern Munich doli nga porta dhe përplasi me trup Frimpong i cili ishte nisur i vetëm dhe me fushën e hapur.
Në minutën e 17-të, në mënyrë të pashpjegueshme hyri ne dyluftim me Jeremie Frimpong të Bayer Leverkusenit ndeshje e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Me te kuqin e Neuer, Kompany aktivizoi Daniel Peretz, Leroy Sané shkoi në pankinë.

