Kategoria Superiore, sot luhen tri takime, spikat ndeshja Vllaznia-Dinamo
Këtë të mërkurë do të luhen tri ndeshje të javës së 16-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.
AF Elbasani – Bylis dhe Teuta – Laçi janë dy takimet e para të kësaj jave, që nisin në orën 16:30.
Në stadiumin “Elbasan Arena”, të zotët e shtëpisë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja pas një ecurie jo shumë të mirë në kampionat.
Megjithatë, ballshiotët vijnë pas fitores me Vllazninë dhe janë në një moment të mirë.
Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të presë Laçin. Një ndeshje interesante, ku të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren.
Në mbrëmje, në 19:30, do të luhet një nga takimet më të forta të javës së 16-të.
Vllaznia dhe Dinamo City do të përballen në “Loro Boriçi”.
Kuqeblutë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në shtëpi, ndërsa blutë e Dinamos synojnë rezultatin e radhës pozitiv.