VIDEO/ Humbja e thellë ndaj Barcelonës, mbrojtësi i Mallorcas humb toruan, godet me kokë shokun

Johan Mojica ishte në qendër të vëmendjes në humbjen e Mallorcës kundër Barcelonës (1-5) për arsye nga më të këqijat, veçanërisht për shkak të një mosmarrëveshjeje me një shok skuadre.

Pas gabimit që çoi te goli i Ferrán Torres, mbrojtësi i majtë shkaktoi një faull ndaj Lamine Yamal në zonë, duke dhuruar një penallti që i dha Barcelonës epërsinë 2-1.

Pas këtij goli, ai pati një debat me Manu Morlanes, të cilin e goditi me kokë.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Mallorcës, Joseba Arrasate, minimizoi rëndësinë e incidentit:

"Mojica ka një marrëdhënie të ngushtë me Morlanes, ata e njohin njëri-tjetrin që nga koha kur luanin te Villarreali... Përveç aspekteve taktike, nuk do të merremi me këtë rast sepse nuk më pëlqen.

Nuk e justifikoj, por ata kanë shumë besim te njëri-tjetri.

Nuk është momenti për fajësime, sepse të gjithë bëjmë gabime. Kur humbasim, humbasim të gjithë dhe të gjithë duhet të ringrihemi."