Fonseca, pa asnjë kritikë: Ndeshje madhështore, nuk po mendoj ende për Romën
Paulo Fonseca, trajner i Milanit, është shumë i kënaqur pas fitores bindëse në Kupën e Italisë 6-1 kundër Sassuolos:
“Bëmë një ndeshje të shkëlqyer, një pjesë të parë madhështore.
Kjo më ndihmoi gjithashtu të menaxhoj lojtarët. Nuk kam asgjë për të thënë, bëmë një ndeshje shumë serioze.
Qasja e lojtarëve ishte shumë serioze dhe jam i kënaqur.
Rotacioni? Kam thënë gjithmonë se kam besim te të gjithë lojtarët.
Të gjithë luajnë. Jam shumë i kënaqur. Kishte disa lojtarë që kishin luajtur më pak, por bënë një ndeshje të mrekullueshme.
Më bënë të kuptoj që mund të luajnë gjithmonë dhe kjo është ajo që dua të di.”
“Po mendoj për një çerekfinale të mundshme me Romën? Jo ende. Tani filloj të mendoj për ndeshjen me Atalantën. U thashë lojtarëve që ishte e rëndësishme të hynin fuqishëm dhe të kishin intensitet,” vazhdoi Fonseca.
“Ata e bënë këtë dhe jam shumë i kënaqur për këtë. Në të kaluarën qasja ndaj disa skuadrave nuk ka qenë perfekte. Ka munguar serioziteti që kishim sot.
Jam përgjegjës për gjithçka që ndodh në këtë ekip. Jam gjithmonë përgjegjësi i parë, nuk i shmangem kurrë kësaj përgjegjësie.
Nota për Leaon? Është e vështirë të mendosh për një lojtar të vetëm kur të gjithë bënë një ndeshje të mirë. Jam i kënaqur me Rafën, por jam i kënaqur edhe me të tjerët.”
“Për të dëmtuarit? Loftus kishte një problem të vogël në pulpë dhe vendosëm të mos rrezikonim në pjesën e dytë. Edhe Sportiello pati një problem në gju. Theo dhe Maignan do të jenë gati për Atalantën,” përfundoi Fonseca.