VIDEO/ "Shpërthejnë" Laçi dhe Rrahmani te Sparta e Pragës, asistim dhe gola nga dyshja shqiptare

Albion Rrahmani dhe Qazim Laçi po shkëlqejnë në ndeshjen e sotme për Spartën e Pragës duke realizuar të dy gola shumë të bukur.

Fillimisht realizoi mesfushori i Shqipërisë, Laçi nga faulli jashtë 16 metërshit, edhe pse fati e ka ndihmuar duke dyfishuar shifrat për Spartën kundër Karvinës.

Ndërkohë golin e tretë e shënoi Rrahmani. Lojtari  i Kosovës ka realizuar një perlë të vërtetë duke përfituar nga një pasim nga Tomas Wiesner.

Rrahmani ishte protagonist edhe në golin e parë të skuadrës së tij teksa asistoi për Lukas Sadilek.

Rezultati pas 60 minutash lojë është 3-1 në favor të Spartës së Pragës.