Kryebashkiaku i Devollit 2 orë në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve. Duro: Do qëndroj në detyrë

Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro u paraqit sot në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve. 

Pasi doli nga SPAK, Duro tha se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

A iu komunikua akuza?

Flas në fund të procesit.

A ju komunikua përfundimi i hetimit?

Po.

Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.

Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

 Më herët, Duro e ka mohuar akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.