''Sot debat normal në Kuvend'', Shehi: Të bëhet një shportë e madhe për të subvencionuar buxhetet e ulëta e të vogla
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë në Ora News u shpreh se Berisha duhej liruar kohë më parë nga arresti i shtëpisë dhe se debatet sot në Kuvend ishin normale brenda jetës normale parlamentare.
Shehi: Unë ka kohë që e them që Berisha duhej liruar nga arresti i shtëpisë sepse çështja për të cilën akuzohet është e natyrës administrative.
Dhe e dyta për moshën dhe për funksionet që ka pasur.
E treta që çlirohet edhe politika nga ky lloj tensioni i kotë dhe i panevojshëm.
Dhe e katërta që tani mund ti bëjë të gjitha funksionet si kryetar i PD-së, vulën e ka, ligjin e kanë bërë so deshën.
Mu duk normale sot që ishte një debat brenda jetës normale parlamentare.
Sepse kemi harxhuar shumë kohë brenda parlamentit me sherre të kota që nuk kanë pasur asnjë vlerë dhe koha e tregoi që nuk paskan pasur ndonjë vlerë. Edhe fjala që tha mu duk normale, brenda buxhetit.
Unë kam idetë e mia për amendamentet e mia dhe që i kam propozu me kohë.
Që të bëhet një shportë e madhe për të subvencionuar buxhetet e ulëta dhe të vogla të cilat nuk rregullohen dot duke ngritur pensionet 20% që thotë Berisha.
Ide e mirë është por nuk vlen në rrafshin ku jemi sot.
Ndërsa unë propozoj që të bëhet një fond i madh rreth 300 milionë që për disa vite me radhë ndoshta deri në 10 vjet deri sa të largohet ky brez që i merr pensionet me ligjin e viti 93’ të ketë mundësi që të subvencionohen pensionet e ulëta dhe ato minimalet dhe ndërkohë skema e pensioneve e aprovuar në vitin 2015 të vazhdoj jetën e vet normale
