Harry Kane karikon Bayernin: Jemi në një moment të mirë, po fitojmë dhe nuk pësojmë gol

Bayern Munich po kalon një moment të mirë, si në kampionat ashtu dhe në Champions League.

Këtë gjë e vërteton vendi i parë në kampionat dhe fitorja ndaj PSG në Europë.

Një seri e gjatë fitoresh dhe ndeshjesh pa pësuar gol, që kanë ekzaltuar edhe sulmuesin anglez Harry Kane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shprehur gjithë emocionet e tij.

“Djemtë po punojnë dhe japin maksimumin në fushë për të bërë secili detyrën e tij. Jemi në një seri fitoresh dhe mbi të gjitha nuk po pësojmë gol.

Kjo është meritë e gjithë grupit. Të vazhdojmë kështu”, tha Kane.