VIDEO/ Asani i pandalshëm, shënon sërish në Championsin e Azisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2024, 22:11
Jasir Asani nuk ka ndërmend të ndalet në Championsin e Azisë. Sulmuesi shqiptar, vazhdon të shënojë pa u ndalur, duke ndihmuar ekipin e tij me gola vendimtarë.
Asani shënoi golin e vetëm, në fitoren minimale të Gwangju ndaj kinezëve të Shanghai Shenhua. I aktivizuar nga stoli në minutën e 57-të, futbollisti 29-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës vetëm një minutë më vonë.
Pas një goditje këndi, Asani përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe e ndali topin në fundin e rrjetës. Në pesë ndeshje të luajtura, shqiptari numëron shtatë gola të shënuar, duke i lënë pas të gjithë sa i përket golashënuesve më të mirë.
????????????????????-???????????????????? ???????????????????? ???? #ACLElite | #GWAvSHS pic.twitter.com/TtLMcYIRC0
— #ACLElite | #ACLTwo (@TheAFCCL) November 27, 2024

