Ish-sulmuesi i Man.Cityt, Mikhail Kavelashvili, zgjidhet presidenti ri i Gjeorgjisë…
Nga Manchester City në presidencën e Gjeorgjisë: kjo është rruga që duhet të ndjekë ish-ndërkombëtari Mikhail Kavelashvili (46 ndeshje, 9 gola).
Partia e tij politike, partia pro-ruse ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, fitoi zgjedhjet legjislative të 26 tetorit, rezultatet e të cilave kontestohen nga opozita.
Kavelashvili u propozua si kandidat për këtë pozicion nderi në Gjeorgji, i zgjedhur nga një organ i brendshëm parlamentar.
Ish-sulmuesi, tani 53 vjeç, iu bashkua Manchester Cityt nga klubi gjeorgjian Dinamo Tbilisi gjatë sezonit 1995-1996. Ai shënoi 3 gola në 28 ndeshje për klubin e Mançesterit.
Ai është më i njohur për golat në debutimin e tij në një humbje kundër Manchester United (2-3), disa javë para se klubi të binte në kategorinë e dytë britanike.