Interi në krye të Champions League, Inzaghi entuziast: Dua sërish finalen!

Interi vijon rrugëtimin perfekt në Champions League me 4 fitore dhe një barazim në 5 ndeshje, ku kanë shënuar 7 gola dhe ende janë të vetmit që nuk kanë pësuar asnjë deri më tani.

Zikaltrit për momentin qëndrojnë në krye të renditjes me 13 pikë. Trajneri Inzaghi nuk fshihet më, por kërkon që me ekipin e tij të rikthehet edhe një herë në finalen e Champions League.

“Jemi të kënaqur sepse e dinim rëndësinë e këtij takimi. Zhvilluam një ndeshje optimale, fakti që nuk shënuam golin e dytë bëri që ndeshje të mbetej e hapur, por përveç një pritje të Sommer nuk lejuam asgjë.

A mund të shkojmë sërish në finale? Ky është një objektiv i të gjithë skuadrave, edhe i Interit”, u shpreh Inzaghi.