Champions/ Sturm Gaz mposht Gironën, Stuttgarti befasohet në transfertë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2024, 22:03
Sot në orën 18:45 u luajtën dy ndeshje të vlefshme për Champions League. Sturm Graz mundi 1-0 Gironan, në ndeshjen e vlefshme për Champions League.
Takimi i mbajtur në Wörthersee Stadion (Klagenfurt), u vendos nga një gol i Biereth, në minutën e 15-të.
Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës spanjolle, këta të fundit nuk ia dolën dot që të marrin pikë. Crvena Zvezda surprizoi Stuttgartin, duke e mposhtur 5-1.
Goli i boshnjakut Demirovic krijoi iluzionin se gjërat nuk do të ishin të vështira për mysafirët, por nuk rezultoi kështu.
Zvezda përmbysi llogaritë që në pjesën e parë me Silas dhe Krunic, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Ivanic dhe Ranonjic (x2).

