Po rregullonte antenën/ Bie aksidentalisht nga lartësia, ndërron jetë 60-vjeçari në Durrës

Një shtetas 60-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi ka rënë nga lartësia aksidentalisht dhe nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Bëhet me dije se i ndjeri ka qenë duke rregulluar një antenë.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë). Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat  e rastit.