Kreu i PR-së, Mediu paraqitet në SPAK: Një ministër s'mund të japë mendim se ç'janë kalibrat

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Para hyrjes në SPAK, Mediu dha një deklaratë të shkurtër për mediat.

Mediu: Një vend juntë ushtarake do e kishte zili këtë sjellje ku kërkohet për shpërdorim detyre ministri sepse janë rritur apo nuk janë rritur kalibrat e municioneve.

Është licensuar apo jo depoja e municioneve.

Dua të bëj të qartë që urdhërat e ministrit jo vetëm përgatitjen e tyre kanë marrë mendimin e të gjithë nivele ushtarake por edhe në ekzekutimin e tyre nuk ka pasur kontestim.

Unë nuk e di se si një ministër mund të japë mendim se çfarë janë kalibrat se nuk është specialist ushtarak.