Blushi si Vojo Kushi/ Hipin mbi autobotin e policisë, protestuesit shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë

Nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi, gjatë protestës së mbajtur sot, ka hipur mbi autobotin me ujë të policisë për të mos e lejuar të avancojë mbi protestuesit.

Blushi më herët u shpreh se në këtë protestë ku asnjë qytetarë nuk ka sulmuar policinë e shtetit, qytetarët po dhunohen, gazetarët, deputetët, të moshuar e gra shtatzëna. Tedi Blushi bëri thirrje se kjo protestë nuk do të mbarojë deri kur ky regjim kriminal të zhduket.

Deklarata: Ju vetë ra viktimë e dhunës. Pra deputetët po dënohen, gazetarët po dhunohet, gratë po dhunohen. Një grua shtatzënë u dhunua, një 80-vjecar humbi ndjenjat. Kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën. Ta harrojnë që do të ikim nga ky shesh, ta harrojnë që ne do ikim nga sheshet e Shqipërisë.

Ky është një betejë pa kthim deri në çmontimin e këtij regjimi kriminal që dhunon gratë shtatzëna, pleqtë dhe plakat, gazetarët, ju ratë pre e dhunës. A ka logjikë kjo. Të shkojnë të kapin autorët e masakrës në Shkodër, asnjë prej nesh nuk ka hedhur asnjë gur kundër tyre. Padiskutim ne do qëndrojmë këtu për të protestuar.