PAMJE TË RËNDA/ Dalin pamjet e goditjes me thikë të 20-vjeçarit në Qytet Studenti (VIDEO)

Këto janë pamjet e sherrit me thikë i ndodhur në Qytet Studenti në 21 nëntor, mes dy të rinjve, ku njëri mbeti i plagosur. Aron Demiraj vetëm 20 vjeç u qëllua me thikë në “Qytet Studenti”, ku edhe jeton.

Ai mori tre goditje, në brinjë, në qafë dhe shpatull. Pas konfliktit 19-vjeçari ka shkuar në një fast food për të marr ndihmën e parë dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.

Autori i dyshuar, Ajdin Ajvazi 19 vjeç, u arrestua, ndërsa policia po heton për shkaqet e plagosjes, gjithçka nisi pas fjalëve “pse më bllokove rrugën”.