Kukës/ 19-vjeçari shkon i plagosur në spital, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri

Në spitalin e Kukësit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi 19 vjeç, banues në Kukës.

Nga intervistimi paraprak dyshohet se 19-vjeçari, është vetëplagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi:

Kukës/ Informacion paraprak

Ne spitalin e Kukësit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi B. P., 19 vjeç, banues në Kukës.

Nga intervistimi paraprak dyshohet se shtetasi B. P., është vetëplagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.