Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2024, 19:51
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.
Sipas informacioneve janë përplasur dy makina, ndërsa ende nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar.
Bëhet e ditur se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar.
