Lufta kundër narkotikëve/ Proda: Mbi 600 vepra penale të kultivimit të kanabisit, procedime penale edhe për zyrtarë të lartë
Në një komunikim për media drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda foli për aksionin kundër narkotikëve, në bashkëpunim me Guardia Di Finanza.
Ai theksoi se janë bërë procedime penale për zyrtarë të lartë.
“Gjatë këtij viti janë evidentua mbi 600 vepra penale të kultivimit të kanabisit”, tha Proda.
Ndërkohë Giampiero Ianni nga Guardia Di Financa tha se bashkëpunimi me Policinë Shqiptare janë arritur rezultate të shkëlqyera.
“Rezultate të shkëlqyera edhe këtë vit të arritura, nëpërmjet veprimtarisë së mbikëqyrjes nga ajri, më bën të falënderoj Policinë Shqiptare për bashkëpunimin.
Operacioni ka nisur nga 1 maj-31 tetor, ku janë mbuluar të gjitha fazat e fenomenit.
Lufta ndaj narkotikëve një bashkëpunim me rëndësi.”, tha ai.
Kreu i Policisë Shqiptare, Ilir Proda theksoi se nga maji i vitit 2024 janë kryer 62 misione fluturimi nga Guardia di Finanza, ndërsa janë asgjësuar 191 mijë bimë narkotike.
